Blogerja Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi ose ndryshe i njohur si Dj Pm janë një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku. Lidhja e tyre nisi brenda “Big Brother Vip” dhe pas mbarimit të formatit çifti kanë vijuar romacën e tyre dhe duket se gjërat po shkojnë shumë mirë për ta.

Dyshja arritën ta zhvillonin romancën e nisur në Big Brother Vip, dhe sot duken më të dashuruar se kurrë. Fansat e blogeres dhe Dj mezi presin një foto ose dedikim të tyre në rrjetet sociale, ndonëse këto të fundit nuk kanë munguar që prej fillimit.
Sarah është goxha aktive në rrjetet sociale ku ndan për ndjekësit momente nga përditshmëria e saj. Së fundmi blogerja ka zhvilluar një ‘ask’ me fansat e saj, ku i shtrojnë pyetje nga më të ndryshmet.

Por një pyetje që nuk i ndahet çiftit dhe që të gjithë fansat mezi e presin është se ‘kur do të martohen’ dhe ish-banorja nuk ka ngurruar t’i përgjigjet me shumë pozitivitet.
“A ke ndërmend të martohesh me Dj Pm?”- e pyeti një ndjekës.
“Po madje atë gjë e diskutojmë çdo ditë”– u përgjgj ajo duke lënë të nënkuptojmë se ndoshta çifti do të ndërmarrin hapin e madh shumë shpejt.

Sakaq kujtojmë se blogerja ka zbuluar se e ka takuar të gjithë familjen e të dashurit të saj, përveç motrës së tij të vogël.
Ndonëse në këtë periudhë lidhja e tyre po zhvillohet në distancë, shkak i angazhimit të PM-it, çifti duken të konsoliduar me njëri-tjetrin. Fansat e çiftit mezi presin që ata ta kurorëzojnë dashurinë e tyre dhe janë kuriozë të dinë nëse do të ketë ndonjë propozim nga ana e Pajtimit.


