
Dakota Johnson nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me betejën ligjore të Johnny Depp dhe Amber Heard.
Për dy muajt e fundit, gjyqi i ish-çiftit magjepsi botën dhe në një farë mënyre përfshiu një video virale në internet të titulluar “Momenti i saktë që Dakota Johnson e dinte që Amber Heard ishte e dhunshme ndaj Johnny Depp”. Në video, e cila nuk ishte pjesë e provave të përdorura nga trupa gjykuese, Depp dukej se i tregonte gishtin e lënduar Johnson-it ndërsa ata po promovonin ‘Black Mass’ në ‘Festivalin e Filmit në Venecia’ 2015. Vëmendja bëri që Johnson të frikësohej se ajo mund të thirrej për të dëshmuar.
“Unë thashë: “Për Zotin, pse? Pse jam përfshirë në këtë?” -zbuloi ajo për ‘Vanity Fair’. “Nuk e mbaj mend fare këtë, por të lutem, më largo nga kjo. Mos e lër këtë të shkojë më tej. A mund ta imagjinosh, oh, zot, sikur të më thërrisnin në tribunën e dëshmitarit?” Gjatë gjyqit, Depp dëshmoi se gishti i tij ishte prerë nga Heard gjatë një zënke që kishin në Australi në mars 2015. Depp pretendoi se Heard hodhi një shishe vodka ndaj tij dhe ajo iu thye në dorë. Amber e mohoi akuzën.
Nëse pyesni Johnson, ajo u trondit kur pa se sa njerëz po e lidhnin këtë video me raportin e çiftit. “Nuk mund ta besoj që njerëzit po e shikojnë gjyqin sikur të ishte një shfaqje”, tha ajo. “Është si një dramë në sallën e gjyqit dhe zemra ime thyhet. Është kaq, kaq, kaq çmenduri. Njerëzit janë kaq të çuditshëm. Interneti është një vend i egër.”
Në intervistën e saj të re, Johnson diskutoi gjithashtu trendin e ‘kulturës së anulimit’-përjashtimin e dikujt nga çdo qark social e profesional. Ndonëse ajo nuk përmendi Depp ose Heard me emër, Johnson argumentoi se njerëzit mund të evoluojnë dhe ndryshojnë me kalimin e kohës.
“Ajo me të cilën unë luftoj për sa i përket kulturës së anulimit është termi kulturë anulimi – i gjithë koncepti pas anulimit të një qenieje njerëzore, sikur të jenë një objekt,” -tha ajo. “Asnjë person nuk do të bëjë gabime në jetën e tij. Qëllimi i të qenurit gjallë është ta zbulosh atë. Të lëndosh njerëz të tjerë, të dëmtosh njerëzit e tjerë nuk është në rregull. Ka pasoja për ato veprime. Por koncepti i Twitterverse që vendos nëse dikush papritmas nuk ekziston më është e tmerrshme, zemërthyese dhe e gabuar.”


