5 Prill, 2019

E dinit? Kënga shqiptare renditet ndër 50 këngët më të kërkuara në “Shazam”


Vitin e kaluar, Arnon dhe Killua sollën versionin modern të këngës “Te molla” dhe u prit mjaft mirë nga publiku. Tashmë ajo ka plot 18 milionë klikime në kanalin e “Youtube”.

Por të paktë janë ata që e dinë se ky hit renditet ndër 50 këngët më të kërkuara internacionalisht në “Shazam”.

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe, ka bërë një postim në profilin e saj në “Instagram”, duke treguar se pikërisht kjo këngë ka fituar  Platinum në iTunes.

Gjithashtu ka zbuluar se “Te molla” ka qenë në vend të parë në iTunes Dance Chart në Rusi.

“MEDIAT E MIJA TE DASHURA ?, A E DINI JU CFARE PASKA NDODHUR APO E KENI MENDJEN TË KAPNI KË SHAJ UNË? ??(shaka??) .

…….

…….

KENGA SHQIP “TEMOLLA” KA FITUAR PLATINUM NE ITUNES.

ESHTE NE 50 KENGET ME TE KERKUARA INTERNACIONALISHT NE SHAZAM , EDHE KA QENE NE VEND TE PARE NE ITUNES DANCE CHART NE RUSI. PRA, ATA ,DEGJOJNE KENGE SHQIP, TE VJETER TE SJELLE NE MENYREN ME MODERNE TE MUNDSHME NGA KETA 3 YJET???. Ja qe ka menyra per te depertuar ne boten e madhe te muzikes edhe me Shqip ????

#Repost @letskillua (@get_repost)

・・・

Cfare mund te them me shume ?!

#platinium #temolla”, shkruan Aurela në postimin e saj.

© Panoramaplus.al