Artisti i njohur shqiptar që është pjesë e grupit të famshëm muzikor “Offchestra”, ka prejardhje turke. Është fjala për Sezgin Curi, i cili në një intervistë për “Edicionin veror” ka zbuluar kuptimin e emrit të tij.

Sezgini tha se i përket pakicës turke në Kosovë dhe se nuk ka tipare të mjaftueshme për t’ u dukur si aktorët që shohim në telenovelat turke.
“Shumë saktë ma the emrin, jam turk që jetoj në Kosovë”, shprehet Sezgin, të cilit gazetarja i përgjigjet: “Nuk dukesh”.

“Epo jeni mësuar të shikoni ata në serialet me flokë të zeza. Në Kosovë ka një minoritet, një pakicë turke dhe unë jam njëri prej tyre!”, u shpreh këngëtari.
Ndërkohë Sezgini është bërë baba për herë të parë para pak kohësh dhe ai ndau me publikun edhe emocionet e të qenit prind!
© Panoramaplus.al
