14 Shtator, 2022

E dimë se të famshmit kanë më shumë para se pjesa më e madhe prej nesh, por pse vazhdojnë ‘të mburren’ me to në Internet?



*Copyright: Panorama Plus


Shumë prej nesh janë mësuar të mos diskutojnë publikisht për financat e tyre. Qoftë nga turpi, qoftë nga besimi se thjesht nuk është punë e dikujt tjetër, apo nga dëshira për të fshehur se sa kanë në të vërtetë, shumë njerëz janë të trembur rreth temës së parave. Ju mund të jeni në gjendje të merrni me mend se sa i pasur është një person bazuar në vendin ku jeton, çfarë profesioni ka, si jeton, çfarë lloj makine ka, etj. Por në pjesën më të madhe, financat e të gjithë të tjerëve janë një mister për ne. Përveç të famshmëve.

Shumë prej tyre reflektojnë në mediat sociale jetën e shtrenjtë e luksoze që bëjnë dhe një prej tyre është Loredan. Reperja  e reklamon shpesh jetë luksoze në rrjetet sociale dhe në muzikën e saj. Shumë tekste këngësh të Loredanës janë rreth parave, makinave të shtrenjta, etj.

Në Instagram ajo poston vazhdimisht foto me makina të shtrenjta, tufa parash…madje së fundmi shprehet se vajzat e trishtuara duan paratë. Ok, Loredana…por lumturia është më e bukur se pasuria.

Personazhet e njohura kanë treguar se nuk pëlqejnë të flasin për shifra. Por Loredana nuk ngurroi të pranonte pak kohë më parë se ka kërkuar 120 mijë euro për një performancë në një Festival. Gjë që ka shkaktuar reagime të shumta dhe shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë konsideruar kërkesën e saj si ‘kapriço’ dhe ‘të tepruar’. 

Gjithë këtyre kritikave ajo iu përgjigj asokohe duke publikuar një foto me shumë para në dorë dhe disa varse argjendi shumë të shtrenjta. Si duket reperja ka dashur të tregojë se është mësuar me para dhe jetën e tillë.

Kujtojmë se Loredana është akuzuar se i ka zhvatur 700,00 franga një çifti sviceran, të cilët thanë se 24-vjeçarja është shtirur si “Anna Landmann”,  vajzë e avokatit të Zyrihut, Valentin Landmann. Çështja u bë publike në 2019, pasi shtëpia e Loredanës u bastis nga autoritetet dhe llogaria saj bankare u bllokua. Në një konferencë shtypi të mbajtur në Prishtinë në maj 2019, ajo paraqiti pikëpamjen e saj për këtë çështje, duke thënë se : “ Unë jam e pastër. Paratë më janë dhënë vullnetarisht, nuk ka kërcënim, as ka qenë mashtrim.”

Por, në 2020 Loredana u shfaq papritur në rrjetet sociale me zonjën në fjalë duke treguar se kishin bërë paqe por nuk e ka sqaruar kurrë se çfarë ka ndodhur mes tyre. Në një intervistë për SRF Virus ajo tha se të vërtetën e asaj që ka ndodhur mes saj dhe Petrës, përveç tyre e di edhe prokurori. Asnjë tjetër. Ajo tha se e kuptojnë shumë mirë njëra-tjetrën, pa dashur që ta vijojë më tej bisedën. “Vetëm unë, prokurori publik dhe kjo zonjë (Petra Z.), e dimë të vërtetën. Mendoj se ne e kuptojmë njëra-tjetrin”. 

Sigurisht Loredana nuk është e vetmja. Mund të përmendim pafund personazhe publike që veprojnë si ajo. Shumica prej nesh e dinë se të famshmit kanë më shumë para se ne, kështu që nuk kemi nevojë që ata të mburren me to në Internet. Mund të supozojmë se një këngë me miliona klikime do të sjellë më shumë para sesa të punosh në një lokal për shembull. Ndryshe nga gjeneratat e mëparshme, ne e dimë saktësisht se si jeton pjesa tjetër e shoqërisë, kështu që është e natyrshme që aspiratat rreth parasë dhe famës të depërtojnë në psikikën tonë. Nëse idealizojmë paratë, çfarë do të thotë kjo për ata prej nesh që punojnë me kohë të plotë për paga minimale? A meritojmë më pak apo thjesht nuk ‘vlejmë’ aq shumë? Dhe a ka ndonjë mënyrë për të gjurmuar vlerën tonë për shoqërinë që nuk është monetare? Nuk po themi që atletët, aktorët dhe këngëtarët nuk i meritojnë çeqet e tyre të pagave shumë milionëshe – shumica janë tepër të talentuar dhe punojnë fortë.

Por le të mos harrojmë se mësuesit, infermieret – dhe shumë punëtorë të tjerë – sjellin gjithashtu aftësi dhe etikë të fortë pune në fushat e tyre përkatëse. Dhe ato kontribuojnë për të mirën publike. Fatkeqësisht, të ardhurat e tyre modeste në përgjithësi nuk e pasqyrojnë këtë.

Sot, Facebook dhe mediat e tjera sociale sociale janë nën kritika për mungesën e mbrojtjes së privatësisë. Të dhënat tona personale janë potencialisht të pasigurta dhe rrjedhin drejt korporatave, partive politike dhe madje edhe qeverive të tjera. Por errësira e mediave sociale shkon shumë përtej shkeljeve. Këto ndërfaqe janë gjithashtu vende që mund të intensifikojnë vetminë tonë, dhe në veçanti, ndjenjën e statusit tonë shoqëror.  Mediat sociale sot kanë evoluar dhe kryejnë më shumë role përtej lidhjes së njerëzve dhe ofrimit të një burimi argëtimi.

Disa përdorues me ndikim zgjedhin të përdorin platformën e tyre në një mënyrë pozitive dhe disa jo. Megjithatë duket se reklamimi i jetës së luksit i ka lodhur tashmë njerëzit në mediat sociale.

Megjithatë, të jesh i famshëm nuk është diçka e thjeshtë. Ndoshta këta individë meritojnë të fitojnë qindra miliona dollarë, por a meritojnë fansat e tyre të marrin prej tyre më shumë ‘përmbajtje luksi’ se art?

© Panoramaplus.al