11 Dhjetor, 2018

“E di, duhet të kem një fëmijë”, Dafina Zeqiri flet për herë të parë për pritjen e ëmbël


Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo së fundmi ka sjellë disa hite për fansat e saj si “Fuego”, “Kalon” dhe “Hajde ma knej”.

Këngëtarja është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku poston foto mjaft provokuese dhe seksi.

Por ditën e sotme ajo ka ndarë me ndjekësit e saj dëshirën për të qenë nënë. Zeqiri ka postuar në “Instastory” një foto ku shfaqet së bashku me një fëmijë të vogël dhe krahas saj shkruan se “duhet të ketë një fëmijë”.

“E di, duhet të kem një fëmijë. Do të isha mamaja më ‘cool’” ka shkruar këngëtarja në postim.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al