Një postim i Arjola Demirit ka nxitur dyshimet se ajo është e dashuruar dhe në pritje të ëmëbël, megjithatë vetë aktorja sqaroi menjëherë të vërtetën.

Ajo publikoi në Instastory një foto ku pyeste ndjekësit: “Çfarë thonë kur ke nur?”

Me sa duket pjesa më e madhe e ndjekësve u përgjigjën se aktorja është në pritje të ëmbël ose e dashuruar. Këtë e bëri të ditur vet ëish-banorja e BBV, e cila në një video në Instastory shprehet: “Sot e mora vesh që ka vetëm 3 zgjidhje kur ke nur. E para është shtatzënia, e dyta “ke rënë në dashuri” dhe e treta “do të vdesësh.” Wtf, asnjëra. Shoqet i kam shtatzënë dhe mua më ka rënë nuri.”

Aktorja, edhe pas përfundimit të spektaklit e ka “shfrytëzuar” famën, duke qëndruar gjithmonë në qendër të vëmendjes. Arjola po shijon pushimet dhe ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për tu relaksuar.
Teksa është shfaqur provokuese me rroba banjo, aktorja i ka bërë edhe një përshkrim vetes. “Gjysëm perëndeshë, gjysëm djall,” -shkroi Demiri krahas fotove.

Më herët kujtojmë që, Arjola Demiri udhëtoi drejt Egjiptit së bashku me shoqen e saj deputeten e Kosovës, Adriana Matoshin, nga ku ndanë foto me ndjekësit në Instagram.
Arjola është mamaja e tre fëmijëve gjithashtu, dy vajzave dhe një djali të cilët u bënë protagonist disa herë në Big Brother Vip.


