Nëpër tabelat reklamuese të Beogradit shfaqet këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora duke promovuar një markë perëndimore për stoli të çmuara. Por kjo nuk u ka pëlqyer aspak sebëve dhe e kanë quajtur këtë gjë skandaloze dhe veprim që bëhet kundër tyre.

“Skandaloze! Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë! Këngëtarja e preferuar e Haradinaj dhe Thaçit në pankartat e kryeqytetit!”, shkruhet në median serbe ‘Informer’ e cila shfaqet shumë e indinjuar për këngëtaren nga Kosova.

Gazeta serbe thotë se Rita ka bërë thirrje për Shqipërinë e madhe dhe se ajo është mbështetëse e UÇK-së. Madje kjo gazetë ka arritur deri aty s aka intervistuar të rinj të ndryshëm në kryeqytetin serb për t’iu marrë atyre mendim se si ndihen që imazhi i Rita Orës shfaqet në qendër të qytetit.
Një i ri i intervistuar nga ‘Informormer’ e quan këtë gjë të tmerrshme dhe një dëshmi të ulët të vetëdijes kombëtare të serbëve.

Vendi ynë nuk duhet të lejojë një këngëtare shqiptare që mbështet kriminelët e UÇK-së dhe bën thirrje për krijimin e një ‘Shqipërie të Madhe’ në tabela në të gjithë kryeqytetin. Ligji urgjentisht duhet të hartohet dhe miratohet për të ndaluar publikimin e reklamave me përmbajtje anti-serbe. Ka shumë njerëz në vendin tonë që janë të gatshëm të punojnë kundër interesave të njerëzve të tyre për hir të përfitimit material”, shprehet ai.
© Panoramaplus.al
