Ajo njihet për stilin e saj ekstravagant dhe lëvizjet provokues që bën shpesh herë në skenë dhe në videoklipe.

Por këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka zbuluar një kompleks të sajin për të cilin askujt s’i shkon mendja.

E ftuar në ‘Soiree’, këngëtarja ka zbuluar se ka kompleks të dalë me rrobabanjo në videoklipe.
“Kam kompleks të dal me rrobabanje në klip. Unë nuk kam asnjë klip me rrobabanje në jetë. Nuk më pëlqen vetja fare dhe trupin tim e kam pak kompleks, nuk e di pse, por dua të mbulohem sa më shumë”, është shprehur këngëtarja.


