18 Shtator, 2022

E cilësoi si një ‘artiste të mirë’, Semi Jaupaj i kundërpërgjigjet Ron Zaitit: Ti kurrë nuk…


Këngëtarët Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti janë përfolur gjatë për një romancë mes tyre, por asnjëherë nuk kanë reaguar në lidhje me zërat që kanë qarkulluar.

Së fundmi këngëtari Ron Zaiti ka zhvilluar një ‘ask me a qustion’ në Instagram, ku është pyetur edhe në lidhje me Semi Jaupajn.

Një ndjekësi e pyeti në lidhje me këngëtaren nëse do të kenë së shpejti ndonjë bashkëpunim tjetër.

 “Ndonjë bashkëpunim tjetër me Semin?”– e pyeti ndjekësi. Ndërsa Roni është përgjigjur duke shkruar se ekziston mundësia në të ardhmen për një tjetër projekt me Semin, të cilën e cilësoi si “artiste të mirë.”

“Mbase në të ardhmen. Gjithmonë dua të bëj këngë me artistë të mirë.”- shkroi Roni.

Mirëpo mesa duket përgjigjen e këngëtarit, Semi nuk e ka pritur aspak mirë ndërsa pak më parë ka postuar një foto në Instagram ku krahas ka vendosur mbishkrimin: “Ti kurrë nuk em ke pas”.

Por kjo mund të duket dhe si një kundërpërgjigje ndaj të gjitha zërave që thanë se dyshja ishin në një romancë.

Teksa Semi dhe Roni zgjodhën të heshtin, burime për “Prive” konfirmuan disa kohë më parë që marrëdhënia e ndërtuar “blic” ka përfunduar me kaq. Të njëjtat kanë shprehur se dyshja kanë zgjedhur të mbeten vetëm shokë.

Dy artistët janë komentuar për një romancë mes tyre që pas publikimit të këngës “All your lovin”. Fansat vunë re menjëherë afrimitetin që Semi dhe Roni kishin në videoklip, dhe nisëm menjëherë të komentojnë se “sa bukur duken si çifti.”

Pak ditë më pas, disa video dhe foto të këngëtares krah Ron Zaitit u shpërndanë menjëherë në rrjet duke ndezur kështu dyshimet se mes tyre mund të ketë lindur një romancë.

U duk sikur fansat kishin të drejtë, pasi në videot e publikuara Semi dhe Roni dukeshin mjaft afër me njëri-tjetrin. Dyshimet u shtuan edhe më shumë pas një fotoje të shpërndarë me shpejtësi në rrjet, ku Semi dhe Roni duket sikur po shkëmbejnë një puthje.

© Panoramaplus.al