1 Tetor, 2022

“E bukur si ruse”/ Don Xhoni e përmendi në këngën e tij të fundit, ish-partnerja e reperit e ‘falenderon’ publikisht


Dhe pse i kanë dhënë fund prej muajsh romancës së tyre, duket se as Don Xhoni dhe as ish-partnerja e tij ruse Ariana Lirey nuk po munden ta hedhin pas krahëve.

Pak kohë më parë modelja u shpreh se nuk dëshironte të fliste më në lidhje me marrëdhënien e saj me reperin por nuk duket kështu. Kjo pasi në këngën e tij më të fundit Don Xhoni e ka përmendur gjatë një frazë ‘E bukur është si ruse’. Madje reperi e ‘theksoi’ mirë këtë fragment edhe gjatë një postimi ku shfaqet krahë Era Istrefit pak para publikimit të këngës.

Së fundmi modelja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku njëri prej tyre e ka ngacmuar Arianën në lidhje me këngën e re dhe padyshim që bukuroshja nuk e la pa thumbuar reperin nga Drenica

“Doni Xhoni ju dedikoi një pjesë në këngën e re, a e dëgjuat?”- e pyeti ndjekësi ndërsa Ariana iu përgjigj: “Faleminderit që nuk më harron, shumë mirë”.

Kujtojmë Ariana dhe Don Xhoni bënë bujë të madhe me ndarjen e tyre pas deklaratave dhe akuzave që bënë publikisht ndaj njëri-tjetrit. Pas ndarjes nga modelja ruse, u raportua se reperi mund të jetë në një flirt me ish-Miss Serbia, Tia Alkerdi. Teksa nuk ka asnjë reagim nga Don Xhoni.

Lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë. Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘stoy’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo. “Faleminderit për fjalimin prekës, por që të dy e dimë shumë mirë përse e shkruajte. Je mësuar të kesh dashurinë e të gjithëve kështu që mbaje. Ti bën muzikë të mirë por “maska e djalit të mirë” do të dalë përsëri. Faleminderit për të gjitha dhe lamtumirë”- shkroi Ariana.

© Panoramaplus.al