Në një kohë fare të shkurtër, Fero arriti që të kthehej në një nga reperët më të njohur për brezin e ri.

Fero është komentuar shumë për përplasjet me reperët e tjerë dhe sulmet që i ndodhën në fillim të këtij viti.
Por lidhur me jetën e tij private, reperi ka preferuar që të mos bëjë publike asgjë. Por pavarësisht kësaj, “Gazeta Express” ka zbuluar se Fero është në një lidhje dashurie.

Bëhet fjalë për modelen bukuroshe dhe super seksi me origjinë nga Maqedonia, Arbenita Ismajli.
Herë pas here modelja dhe reperi kanë shkëmbyer edhe komente me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar emoji-t e zemrave.

Madje në një foto Arbenita zbulon se foton e ka bërë pikërisht Feri, pasi ky i fundit e pyet se kush fshihet pas telefonit, ndërsa modelja i kërkon të heshtë përmes një emoji.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
