2 Mars, 2019

E bija festoi ditëlindjen, Sidrit Bejleri zgjodhi fjalët më të ngrohta për ta uruar


Ai është një ndër këngëtarët më të njohur të skenës shqiptare, këngët e të cilit janë kthyer në hite për publikun. bëhet fjalë për Sidrit Bejlerin, i cili qëndron shpesh në kontakt me fansat në llogarinë e tij në “Instagram”.

Një ditë më parë ai ka publikuar një foto të vajzës së tij, Emel. Kjo e fundit festonte 6-vjetorin e lindjes dhe Sindriti ka zgjedhur fjalët më të ngrohta për ta uruar të bijën.

“Zemra e Babushit, jetë të gjatë, të lumtur dhe të mbushur me vepra të mira! Zoti të udhëzoftë në çdo hap!”, shkruan këngëtari i njohur bashkëngjitur me foton e së bijës pranë tortës së ditëlindjes.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al