23 Shtator, 2019

E bija e shoqëroi drejt altarit, Blero i bën dedikimin e veçantë Tarës (FOTO)


Ditën e shtunë, Blero Muharremi dhe Afrona Dika, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni të organizuar përgjatë bregdetit.

E teksa Afrona eci drejt altarit i shoqëruar nga babai i saj, këngëtarin e njohur e shoqëroi vajza e tij, Tara. Kjo e fundit kishte veshur një fustan ngjyrë rozë të ëmbël dhe dukej si një princeshë.

Së fundmi Blero ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një foto ku shfaqet së bashku me të bijën dhe i ka bërë një dedikim të veçantë.

“Kush ka çikë, botën ka”, shkruan këngëtari krahas fotos, ku shfaqet duke u puthur me Tarën.

Ndërkohë të ftuar në dasmën e tyre ishin shumë personazhe të njohur të ekranit, miq dhe familjarë, të cilët iu bashkuan atmosferës së bukur martesore.

© Panoramaplus.al