11 Qershor, 2019

E akuzuan se përdor “photoshop”-in, Anxhela u mbyll gojën të gjithëve me këtë video


Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Anxhela Peristeri, së fundmi është shfaqur në super formë. Falë një diete të rreptë ushqimore pa brumëra dhe pa ëmbëlsira, si dhe me ndihmën e aktivitetit fizik, ajo ka arritur që të humbë plot 16 kilogramë.

Në disa foto të publikuara së fundmi në profilin e saj në “Instagram”, Anxhela është akuzuar nga ndjekësit se përdor “photoshop”-in.

Një gjë e tillë duket se nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares, e cila një ditë më parë publikoi një video me rroba banje, me mbishkrimin: “Për të gjithë admiruesit e photoshop-it”.

 

View this post on Instagram

 

Per te gjithe admiruesit e Photoshopit!!?

A post shared by Music is my religion! (@anxhelaperisteriofficial_) on


Anxhela shfaqet sërish në formë të shkëlqyer fizike dhe  duke folur edhe njëherë se të gjitha aludimet janë të pavërteta.

© Panoramaplus.al