12 Qershor, 2023

E akuzuan se përdor lëndë narkotike, reagojnë ashpër Britney Spears dhe ish-bashkëshorti i saj: Është kaq i trishtueshëm fakti që..


Britney Spears i është përgjigjur të gjitha spekulimeve “jo të vërteta” të tabloideve që pretendojnë se familja e saj është e shqetësuar pasi këngëtarja është përdoruese e lëndëve narkotike.

“The Sun” raportoi së fundmi se ish-bashkëshorti i Spears, Kevin Federline tha se Britney është duke përdour drogë.

 “Jam lutur që dikush ta bëjë publike dhe që ajo të zgjohet… Është e tmerrshme”, tha Federline sipas ‘The Sun’, duke shtuar se ai kishte planifikuar ta merrte situatën në kontroll.

Akuzat e supozuara të Federline u bënë virale, gjë e cila solli dhe reagimine këngëtares. Me anë të një postimi në Instagram, Brintey i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet se është përdoruese e drogave.

“Fakti që njerëzit po pretendojnë gjëra që nuk janë të vërteta është kaq e trishtuar,” tha Spears. “Mund të mos jenë ata që thonë gjëra të tilla sepse nuk ka kuptim për mua që ta thonë këtë.”

Muajt ​​e fundit, është raportuar se Federline dhe dy djemtë që ai ndan me Britney, Jayden dhe Preston, po planifikonin të transferoheshin  përgjithmonë në Hawaii, gjë që do t’i largonte më tej nga Spears. Ata thuhet se nuk e kanë parë Spears për më shumë se një vit.

“Më trishton sepse u përpoqa shumë t’i bëja gjërat të këndshme për ju dhe nuk ishte kurrë mjaftueshëm e mirë. Kështu që ju djema flisni pas shpine për mua … më thyen zemrën dhe lajmet janë kaq të ulëta … Gjithmonë jam ndjerë sikur lajmet më ngacmojnë … Është e trishtueshme sepse të gjithë rrinë duarkryq sikur është në rregull për të sajuar gënjeshtra,” vazhdoi Spears.

“Shpresojmë që të jenë gënjeshtra të portaleve dhe Kevin dhe Preston të mos kenë thënë ndonjë nga ato gjëra”- përfundoi ajo.

Disa orë përpara se Britney të publikonte mesazhin e saj në Instagram, Kevin gjithashtu deklaroi se artikulli nuk ishte i vërtetë.

“Është e trishtë për familjen tonë që Daphne Barak dhe Erbil Gunasti kanë vendosur të sajojnë gënjeshtra dhe të publikojnë dhimbjen që ka përjetuar familja jonë, së bashku me traumën e fëmijëve tanë të mitur në Daily Mail dhe The Sun”, tha 45-vjeçari për TMZ.

“Ne e lejuam Daphne & Bill-in në shtëpinë tonë sepse kishim besim, por ai besim humbi dhe ne i ndërpremë lidhjet në mars për shumë arsye që zgjedhim të mos i themi këtu”.

© Panoramaplus.al