Don Xhoni është një ndër reperat më të dëgjuar të momentit sidomos pas publikimit të këngës më të fundit e cila ka thyer rekorde shikueshmërie brenda 24 orëve.

Ajo çfarë bëri bujë gjithashtu ishte pjesëmarrja e Megi Pojanit në klip. Tashmë kënga numëron mbi 5 milionë klikime në youtube dhe renditet e para në top lista.

Mirëpo reperi nga Drenica duket se është përballur dhe me ‘akuza’ ku pretendohet se ai i ka blerë klikimet. Kjo gjë e ka acaruar këngëtarin i cili ka reaguar nëpërmjet disa InstaStory duke i ‘mbyllur’ kështu gojën të gjithëve.
“Kur kapet Don Xhoni me armë të gjithë e bëjnë Skandal. Kur Don Xhoni i bën 5 milionë për tre ditën dhe thyen rekord midis vere, asnjë nuk tregon dashuri”- shkroi reperi.

Më pas në ai ka ironizuar ata artistë të cilët nuk kanë për ta pranuar kurrë se i blejnë klikimet dhe i bëri të ditur të gjithëve se rezultatet shihen nga dëgjimi i këngës në klube, tiktok, apo edhe në rrugë.
“Kjo puna e ‘fake’- ‘ç’fake’ është debat i thellë, ata që nuk e kanë pranuar kurrë nuk kan oër ta pranuar asnjëherë. As nuk më intereson të ma pranoja ndonjëherë ajo lloj shtrese.
Është e thjeshtë, testi shumë i lehtë, dilni dheshikoni rrugëve çfarë po dëgjohet, klubeve, tiktok, kudo…”- përfundoi Don Xhoni.


© Panoramaplus.al

