Modelja e njohur, Kejvina Kthella, duket se ka gjetur mënyrën më të mirë që të komunikojë me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram”.

Edhe pse ka disa fansa që e kritikojnë për përdorim të “photoshop”-it apo se ka bërë operacione plastike, ish-velina ka vendosur që të mos e vrasë më mendjen për to dhe nuk i kundërshton.
Në një foto të postuar së fundmi, dikush e ka akuzuar se këmbët i ka trashur me “Photoshop”, dhe Kejvina ka habitur me përgjigjen që i ka dhënë ndjekësit.

“Kofshët i ke Photoshop, sí ke aq të mëdhaja”, i shkruan një komentues, ndërkohë që modelja ia kthen: “Ok mirë”.

Madje në një foto të publikuar një ditë më parë, një ndjekëse e ofendoi atë duke quajtur “të shtirur”. Kejvina e ka lexuar këtë koment dhe i kthehet fare e qetë: “Faleminderit”.


