4 Gusht, 2023

E akuzoi se i kishte vjedhur stilin, Beyonce i kundërpërgjigjet në mënyrën më ‘epike’, Erykah Badu-së në turneun e saj


Këngëtarja e njohur amerikane, Erykah Badu akuzoi Beyoncen se kishte kopjuar stilin e saj të veçantë të veshjes.

Artistja publikoi në Instagram një foto të krijueses së hitit “Halo”, teksa po performonte gjatë turneut të saj botëror “Renaissance” në East Rutherford.

Ajo kishte veshur një palë çizme deri tek gjuri dhe një bluzë të gjatë, ndërsa në kokë kishte vendosur një kapele metalike.

“Hmmm”, ka shkruar Badu poshtë fotos. Më pas ajo postoi një tjetër foto të saj duke performuar me një kapele të ngjashme me atë të Beyonces, teksa shkroi: “Unë mendoj se jam stilistja e të gjithëve.”

E së fundmi, mbretëresha e muzikës duket se nuk e ka lënë pa iu kundërpërgjigjur në më mënyrën më epike Erykah-s në koncertin e saj të fundit.

Teksa po performonte “Break My Soul (The Queens Remix),” në Foxborough, Massachusetts, si pjesë e turneut të saj botëror, Beyoncé ndryshoi tekstin dhe përmendi disa herë emrin e Badu-së.

Në tekstin origjinal i këngës thuhet: “Rosetta Tharpe, Santigold, (Vogue) Bessie Smith, Nina Simone (Vogue), Betty Davis, Solange Knowles. Badu, Lizzo, Kelly Roël.”

Ndërsa artistja dëgjohet duke kënduar: “Betty Davis, Solange Knowles. Badu, Badu, Badu, Badu.”

© Panoramaplus.al