16 Prill, 2023

E akuzoi se e ka personale me të, Arbër Hajdari zbulon si qëndron e ‘vërteta’ e hatërmbetjeve mes tij dhe Efit: Më ftoi për ditëlindje por…


Gjatë “Prime”- Të kaluar, Efi akuzoi opinionistët e “Big Brother VIP”, Zhaklinën dhe Arbrin se sulmet dhe komentet e tyre ndaj saj i kishin personale.

Madje, banorja la të nënkuptohej se mes saj dhe Zhaklinës ka ndodhur diçka mbrapa kamerave, prandaj sillen kështu.

Mbrëmjen e djeshme pati sërish një përplasje mes Zhaklinës, Efit dhe Arbritm ku i dolën kundër sjelljes së saj kundrejt Deas. Sakaq ai vendosi të tregojë dhe se çfarë ka ndodhur jashtë mes tij dhe Efit.

“Më ftoi në ditëlindje dhe nuk i shkova. Nuk shkoja dot se isha në emision”, tha Arbëri, duke lënë të nënkuptojë se kjo mund të ishte arsyeja përse banorja mendon kështu për ta.

Kujtojmë se pak ditë para rikthimit në ‘BigBrother VIP”, Efi festoi 27 vjetorin e lindjes në një festë gjigante ku kishte të ftuar familjarë dhë shumë miq të saj.

© Panoramaplus.al