20 Tetor, 2021

E akuzoi publikisht për “ngacmim seksual”, Ilir Shaqirit nuk i del inati me Semi Jaupajn: Super seksi i Big-ut!


Gjatë spektaklit të “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme, këngëtarja Semi Jaupaj tha se Ilir Shaqiri ka bërë disa veprime që ajo i konsideroi “ngacmim seksual”, edhe pse me shaka. Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak balerinit, i cili e cilësoi artisten si “të paedukatë” dhe “të papjekur”.

ilir shaqiri semi jaupaj

Shkak i këtij debati u bë një gjest i Semit. Ajo i nxori gishtin e mesit Ilirit, veprim të cilin balerini e mori si ofendim. Mirëpo, Shaqiri ka vazhduar ta komentojë këtë situatë edhe pas përfundimit të spektaklit.

Teksa po qëndronte në oborrin e shtëpisë së bashku me Sheilën, Sabianin, Arjolën dhe Beniadën, Iliri tha: “S’e dëgjoj dot kur bën çu, çu, çu.. Çarje b*the! E paimagjinueshme! Super seksi i Big-ut! O Zot! Ik or pash Zotin! Femra që kam pas më në distancë nga ju të gjithë. I dha rëndësi vetes! Për vëmendje po e bën. ‘Unë do kap vëmendje me zara’ (Iliri për Semin)”.

semi jaupaj

Pjesë nga debati gjatë spektaklit:

Ilir Shaqiri: Kush nuk jep respekt nuk mund të kërkoj, është femër. Nuk jemi shok, thjesht banorë të një shtëpie.

Semi Jaupaj: Ishte në formë shakaje, ky në shtëpi ka bërë lloj-lloj shakash dhe pak si seksuale.

Ilir Shaqiri: Çne? Çfarë gjërash? Se mendon ti që e kanë mendjen meshkujt te ty, nuk është ashtu.

Semi Jaupaj: Bëra shaka, kërkova falje, nuk e pranoi faljen, okej s’ka gjë.

Ilir Shaqiri: Ti je kalama, mendon se kam bërë shikime seksuale ndaj teje? Nuk ta fal, je shumë larg meje. Unë bëra 1 batutë që ty të dogji aq shumë.

Donald Veshaj: Unë e mora si shaka. Po mqs ky e mori kaq seriozisht po i kthehem dhe unë seriozisht. Ti Ilir me Semin e ke tepruar shumë. Kur ajo kërcente para pasqyrës po thoje: hë si është kjo, shihe si është kjo.

Ilir Shaqiri: Ti bën avokatin e Semit. A do reagoje për një femër tjetër kështu?

Donald Veshaj: Nuk e prisja këtë nga ty plako, mendoja se e kishte marrë me shaka. Kur ben shaka prit shaka.

Pas debatit Semi ishte një nga emrat që Iliri zgjodhi të nominonte për ta larguar nga shtëpia.

semi jaupaj (1) ilir shaqiri semi jaupaj (3) semi jaupaj, bojken lako (10) semi jaupaj, bojken lako (9) semi jaupaj, bojken lako (5) semi jaupaj, bojken lako (8)

© Panoramaplus.al