Alketa Vejsiu është përballur së fundmi me ‘akuzat’ e një ndjekëseje në Instagramin e saj.

Kjo për faktin se përgjatë këtyre ditëve, moderatorja ka publikuar imazhe nga vendi ku po qëndron aktualisht, në Londër. Në një nga fotot e publikuara, Alketës i ka rënë në sy komenti i një ndekëseje e cila shprehet se ajo e ka bërë rrugën për Londër si ‘Kombinat- Kinonstudio’ ku përveç kësaj e akuzon dhe për ‘vjedhje’.
“E ke bërë Londrën si Kombinat-Kinostudio. Me lekët që prezanton apo me lekët që vjedh i pret biletat.”– ka komentuar ndjekësja.
Një kundërpërgjigje nuk ka munguar as nga Alketa e cila shprehet se ajo merret me disa punë dhe nuk ka përse të vjedhë.
“Hajduti që është vetë hajdut, ose ka mendime hajduti, ashtu i duket dhe tjetri! Cilat lekë vjedh mor Zotni? Kam 10 punë me të cilat merrem. I deklaroj të gjitha, punësoj njerëz, punoj dhe vetë, paguaj dhe taksat në shtet! Pse duhet te vjedhe njeriu që të jetoje?”– u përgjigj ajo.

Ndjekësja e cila ka komentuar sërish, dhe u shpreh se një njëri që bën 10 punë nuk ka kohë të shkojë çdo javë në Londër:
“Unë e di që kur njeriu ka 10 punë nuk ka kohë të shkojë çdo javë në Londër. Unë jetoj me punën e djersën time. Shprehja e thotë: Puno të hash e vidh të kesh. Po unë jam tek e para. Ti me siguri i ke të dyja. Se dhe unë dua shumë të vij në Shqipëri të shoh familjen. Po Gjermania ka ca regulla që Shqipëria nuk i ka. Prandaj ka aty njerëz shumë të pasur dhe njerëz që nuk hanë dot bukë. Shtet rumpall. Ti mund ti kesh ato të ardhura nga të gjitha format e mundshme sepse i tillë është vendi që ti ofron ti kesh.”
Mirëpo duket se Vejsiun nuk e ka ‘lënë inati’ dhe është përgjigjur sërish në seksionin e komenteve, teksa i shpjegoi komentueses se si e menaxhonte punën e saj kur ndodhet jashtë vendit, ndërsa i thotë se nëse do ta kishte punonjësen e saj do ta “kishte fluturuar nga puna.”
“Vij pas 6 muajsh në Londër në fakt. Do vij shumë shpesh tani që kam fëmijën këtu.Tani të lutem, lekët e kujt kam vjedhur? Ku vidhen këto lekë? Si vidhen? Se unë punën e djersën njoh. Hey më beso! Më ka shpërblyer. Jetoj me dinjitet motër! Punët i ndjek me sisteme dhe njerëz! Funksionon dhe kjo. Shëndet dhe nëse ke ndonjë gjë me shtetin, mos mu anko mua. Se unë jam një nga qytetaret e këtij vendi. Si të gjithë. Shtetit i paguaj taksat. Kaq më lidh me shtetin!
Puno të hash, puno të jetosh aq sa ke mundësi se do të jetë gjithmonë dikush që ka më shume ose më pak se ty, por mos vidh kurrë kurrë; është lek që nuk shijon (për qasjen time).

Atë shprehjen Puno të hash e vidh të kesh, ta kanë mësuar gabim. Koncept abuziv i tmerrshëm.”– shkruan Alketa ndërsa shton:
“Një si ty po ta kisha në punë, do e kisha fluturuar që ditën e parë! Por jo me arrogancë! Jam shumë e sofistikuar edhe kur të tregoj derën. Thjesht sepse je vajzë. Dhe sepse ligësia s’dua të më tërheqë poshtë.
Ato që kam aty i kam zemra të mira, lum unë që i kam. Më peshojnë dhe i peshoj. Ka dhe vajza që i kam respektuar në zgjedhjet e tyre për opsione më të mira.
Ka dhe vajza të këqija. Oh sa te këqija. Më kanë bërë dhe të kapërcej limitet e mia. Kam frikë që ti je njëra ndër to. Mos më perndiq!”
“Fluturuar” metafore. Kush eshte ai qe te jep buken e te lejon ti fusesh thiken e s’te fluturon! Te tregon deren Zonje!
Se nuk mund te ushqesh njerez te keqinj!“Peshk” i rrugaceve se di kujt i referohesh! Mos e keni lexuar gabim? “Vajza te keqija”, oh sa te keqija! Kam shume per te thene. Madje eshte pak!
Po, do shkollohem edhe ne Londer! Por kjo sdo ti beje me te mire ata qe jane te keqinj, dhe as me te mbare ata qe jane te mbrapshte!
Mua po, per sa kohe do kem jete e shendet, do me sherbeje dicka besoj!Ke rrugac te tjere qe mund te kritikosh! Mua me ke shinjestruar gabim. Naten, endrra te bukura, dhe zgjim me mendje te kthjellet!”- përfundoi Vejsiu.



