26 Dhjetor, 2021

‘’Dyshimet e mia qëndrojnë’’/ Bashkimi dhe Alvisa dalin çift nga “Për’Puthen”, Arjan Konomi jep komentin që nuk pritej: Dua të shkruaj një libër për ty


Në puntatën e mbrëmshme të “Për’Puthen Prime”, konkurrenti Bashkim Saiti i bëri një propozim romantik Alvisës, për të cilën ishte deklaruar tashmë.bashkimi-alvisaAi i propozoi konkurrentes që të dilnin nga emisioni si çift dhe ta vazhdonin historinë e tyre jashtë, dhe mori përgjigje pozitive nga ana e saj. E gjithë situata nuk kishte shumë vend për komente nga ana e çiftit, por nuk kanë munguar komentet dhe opinionet e të tjerëve.

Elona dhe Fatma ishin të ftuarat si opinioniste në Pirme. Elona e ka mbështeti çiftin, madje propozoi të jetë dëshmitare në dasëm bashkë me Albin. Ndërsa Fatma nga ana tjetër uroi që çifti të ushqejë ndjenja të vërteta.

Ajo që pritej ishte komenti i opinionistit zyrtar, Arjan Konomit, i cili më parë nuk i ka kursyer kritikat për çitin. Ai e komentoi çiftin duke cilësuar se Alvisa është një vajzë e zgjuar dhe se do të donte të shkruante një libër për jetën e saj. Nga ana tjetër ka ironizuar Bahkimin duke shprehur se djemtë e mirë si Bashkimi nuk kanë fat, por ai doli me fat.

“Unë pavarësisht se përrallat më kanë pëlqyer gjithmonë, i kam vlerësuar, por çfarë të them? Kam atë përshtypjen se mos ngase unë i kam kritikuar, i kam shtyrë dhe fakti që këta janë këtu sot një përqindje më përket dhe mua. E nëse do dalin dhe do ketë momente krize mes tyre unë jam i gatshëm të shkoj prap.  Dyshimet e mia qëndrojnë dhe më mirë të them që mendoj se nuk do zgjasin shumë. Uroj të më zhgënjeni dhe të tregoni që ka diçka mes jush.

Alvisa një vajzë e zgjuar, dua të shkruaj një libër për ty, nëse ma lejon, për historinë tënde. Ndonjënherë them pse populli thot që këta djemtë e mirë si Bashkimi nuk kanë fat, ja Bashkimi na doli me fat”,- tha Arjani.

Dy konkurrentët e “Për’Puthen”, Alvisa Qarri dhe Bashkim Sahiti u deklaruan për njëri-tjetrin, pak javë më parë “Prime”. Opinionisiti Arjan Konomi, do të shprehej gjatë puntatës se kjo deklaratë e tyre nuk i ka bindur dhe se nuk është aq e sinqertë. Ai e ka krahasuar daljen e tyre me një barcaletë, ku Alvisa dhe Bashkimi nuk e pritën fare mire këtë reagim prej tij.

“Më kujton një barcaletë, që i ngjason shumë gjatë kësaj situate, një djali që vjen nga emigracioni dhe familjarët përpiqen t’i bëjnë një vajzë. Kjo vajzë është e shkëlqyer, ka marr një diplomë, di të bëjë shumë mirë punët e shtëpisë, di të gatuaj, por ka pak fare një problem të vogël, është me barrë. Bashkimi ishte në një situatë të tillë si kjo barcaleta.”– do të shprehej asokohe Arjan Konomi.

Alvisa Qarri reagoi gjatë puntatës teksa u shpreh se i vinte shumë keq që Arjanin që sillej në këtë mënyrë me të, sepse jashtë spektaklit ata mbeten miq të mirë, kurse në emision ai i fliste keq. Gjithashtu ajo u shpreh se i vinte keq për faktin se disa njerëz kanë filluar ta shesin veten e tyre për një drekë.

bashkim saiti, alvisa qarri (5)alvisa qarri, hyseni, bashkimi (8)alvisa qarri (1)bashkim saiti, alvisa qarri (7)alvisa-bashkim-kiss

© Panoramaplus.al