7 Janar, 2019

Dy vite pas ndarjes, ish-i dashuri i Xhesika Berberit martohet me një brune (FOTO)


Në vitin 2016, modelja e njohur shqiptare Xhesika Berberi u bë pjesë e mediave rozë për shkak të thashethemeve se ajo dhe i dashuri i saj Evaldi i kishin dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

Në atë kohë, shkak për ndarjen e çiftit u përfol se ishte largësia, pasi Xhesika nisi karrierën e saj si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ai jetonte në Tiranë.

Tani që kanë kaluar dy vite nga ndarja e tyre, për modelen bukuroshe nuk dihet asgjë nga jeta private. Ndërsa Evald Balla ka gjetur sërish dashurinë e madje e ka celebruar lidhjen e tij në martesë në fund të 2018-ës.

Një gjë të tillë e ka zbuluar së fundmi kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ka publikuar në “Instagram” disa foto të shkrepura gjatë celebrimit.

Veliaj ka uruar Evaldin dhe partneren e tij, Fiona Guxholli, të cilët ishin të fundit që u celebruan në vitin 2018.

© Panoramaplus.al