9 Shkurt, 2019

Dy vite pas divorcit të bujshëm me Saimir Çilin, flet ish-bashkëshortja: U folën budallallëqe


Pas dy vitesh nga divorci i bujshëm me këngëtarin Saimir Çili, ish-bashkëshortja e tij Suela Kalaja ka pranuar se marrëdhënia me të është normalizuar.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” bashkë me të bijën Isea, e cila foli rreth pjesëmarrjes në “The Voice Kids”.

Ndërkohë Suela foli për divorcin si një gjë normale. Ajo theksoi se marrëdhënia mes çiftit nuk ka qenë ndonjëherë aq e tensionuar sa është përshkruar në media.

“Më shumë e agravuan mediat situatën tonë me gjithë budallallëqet që u folën, sesa e kishim ne vetë situatën. Për fëmijën dy njerëz gjithmonë duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe ta shoqërojnë bashkë”, tha Suela.

Ndërkohë lidhur me të bijën 10-vjeçare, ajo tha se është shumë krenare dhe shtori se nuk i ka munguar dhe s’do t’i mungojë mbështetja e saj dhe e ish-bashkëshortit.

“Prindërit edhe mund të ndahen, por fëmija mbetet gjithmonë i përbashkët. Edhe tani babin, tek lokali e ka, që po pret tani përjashtë”, sqaroi ajo.

© Panoramaplus.al