12 Tetor, 2023

“Dy shpirtrat tanë janë bashkuar me një martesë të shenjtë”- Një vit pas fejesës, aktori i njohur i jep fund beqarisë (Fotot)


Këngëtari dhe aktori i njohur Billy Ray Cyrus dhe e fejuara e tij, muzikantja australiane Firerose i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar me martësë dashurinë e tyre disa vjeçare.

Lajmin e bukur e kanë bërë të ditur vetë çifti përmes një postimi në Instagram.

 “10/10/23 do të jetë gjithmonë dita jonë më e bukur dhe e gëzueshme kur dy shpirtrat tanë janë bashkuar me një martesë të shenjtë” – kanë shkruar ata ndër të tjera, teksa postuan disa foto nga dita e tyre më e veçantë.

Në fotot e publikuara dyshja dukeshinshumë të lumtur krah njëri-tjetri, ndërsa në një një moment ylli i “Hannah Montana” puthti në ballë bashkëshorten e tij.

Kujtojmë që një vit më parë atori u fejua me Firerose.

Billy Ray Cyrus kurorëzon dashurinë me artisten australiane Firerose

 

© Panoramaplus.al