10 Gusht, 2019

Dy reperët bëjnë paqe, Stresi ka dy fjalë për Ledri Vulën


Reperi Stresi i ka habitur të gjithë së fundmi, teksa ka publikuar një foto në profilin e tij në “Instagram”.

Në foto, ai shfaqet së bashku me reperin e njohur Ledri Vula, në prapaskenat e një koncerti. Në këtë mënyrë, Stresi lë të kuptohet se pas shumë kohësh me konflikte, raporti mes tyre është rregulluar.

“Ngjiren pas vetes, e tranojmë krejt qytetin, i madhi Ledri Vula”, shkruan reperi krahas fotos, e cila është shoqëruar me qindra komente dhe shumica e tyre përgëzojnë ata të dy që më në fund kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Ndërkohë ju kujtojmë se konflikti mes dy reperëve ka nisur vite më prë, pasi Ledri u shkëput nga grupi i njohur “Babastars”.

 

© Panoramaplus.al