2 Prill, 2022

Dy prezantuesit e njohur i bëjnë një “rreng” ndjekësve për 1 prillin, shkëmbejnë emisionet me njëri-tjetrin


Prezantuesit e njohur, Jimmy Fallon dhe Jimmy Kimmel i befasuan fansat të premten mbrëma, kur dyshja ndërruan programet e tyre për ‘Ditën e Gënjeshtrave’ me Fallon që qëndronte në tavolinën e “Jimmy Kimmel Live!” ndërsa Kimmel drejtoi “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

Ndërsa i habitën të gjithë  audiencën në studio dhe shikuesve në shtëpi, Kimmel mori përsipër ‘The Tonight Show’ , duke intervistuar Hugh Jackman dhe Bridget Everett, ndërsa Fallon u shfaq në Los Angeles për të drejtuar ‘Jimmy Kimmel Live!’  me të ftuar special Justin Timberlake dhe hallën e Kimmel’s Chippy. Red Hot Chili Peppers u shfaqën si të ftuar muzikor në të dy shfaqjet.

Audienca në studio nuk e kishin idenë për shkëmbimin, derisa Fallon doli në skenë për të nisur shfaqjen, me kamerat që rrotulloheshin. Ndërsa turma u ngrit në këmbë, Fallon ngacmoi, “Përshëndetje, unë jam Jimmy” dhe ndërsa brohoritjet vazhdonin të bënin shaka: “Qetësohuni, do të ofendoni Jimmyn tjetër”.

Fallon tregoi se ‘kishin punuar shumë shumë për ta mbajtur të fshehtë’, duke shpjeguar se dy moderatorët kishin katër vjet që diskutonin për një shaka të tillë.

Pas monologut, dyshja pati një videochat drejtpërdrejtë me Kimmel në studion e ‘Fallon’s 30 Rock’ dhe Fallon në setin e ‘Kimmel’s Hollywood Boulevard’.

“Më pëlqen që e bëmë këtë gjë nuk mund ta besoj se ia dolëm,” tha Fallon, duke vënë në dukje se ishte ‘Jimmy dhe ai donin të ngacmonin pak njerëzit që i ngatërronin gjatë gjithë kohës dy prezantuesit’.

© Panoramaplus.al