Pete Davidson me sa duket po fshin të kaluarën e tij me Kim Kardashian.

Aktori është parë se kishte vendosur një fashë në vendin ku më parë ai i dedikoi një tatuazh yllit televiziv “E dashura ime është një avokate”.
Pete u pa në xhirimet e serialit të tij të ardhshëm komedi “Bupkis” në NYC, dhe duket se tashmë komediani e ka fshirë tatuazhn e veçantë që i dedikoi ish të dashurës së tij, sipas ‘TMZ’.

Në atë kohë, Kim po vuante faktin që Pete gdhendi nën lëkurë dashurinë e tyre së bashku me shumë tatuazhe të tjera si inicialet e fëmijëve të Kim-it.
Kim i quajti tatuazhet e tij shumë të lezetshme, por gjithashtu i tregoi të gjitha gdhendjet e tij duke qenë se ishte një djalë tatuazhesh, duke thënë se shumica e njerëzve zakonisht i bëjnë tatuazhet bazuar në atë që po ndodh në jetën e tyre, kështu që kjo gjë kishte shumë kuptim për Pete.

Përtej ndarjes së saj dhe yllit të ‘Saturday Night Live’ në fillim të gushtit, Kim tha fjalët më të mira për komedianin gjatë një interviste me revistën ‘Interview’.
“Ai është i lezetshëm,” tha Kim. “Ai është me të vërtetë një person kaq i mirë. Jam e emocionuar për atë që ai ka sjellë.”

Kim, 41 vjeç, dhe Pete, 28 vjeç, filluan të takoheshin në fund të vitit 2021, pasi ajo bëri debutimin e saj si prezantuese në ‘SNL’. E pavarësisht daljeve publike dhe deklaratave intime gjatë gjithë lidhjes së tyre, muajin e kaluar ata vendosën të ishin thjesht miq, duke vënë në dukje se ndërsa të dy kanë “shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin”, ata zbuluan se distanca dhe oraret e tyre “e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një marrëdhënieje. ”

Në fund të gushtit, një burim tha për E!Neës: “Kim është shprehur se është gati të njoh dikë tjetër, por duhet të jetë personi i duhur që e kupton jetën e saj. Ajo nuk po komprometon lirinë e saj tani.”
Kim, e cila ka katër fëmijë me ish-burrin Kanye West, kur u pyet për sekretin e prezencës së saj “shkëlqyese”, Kim tha për “Intervieë”: “Sinqerisht, unë kujdesem vërtet për veten. Unë stërvitem dhe ha sa më shumë që të jetë e mundur me bazë bimore. Nuk jam perfekte, por është një mënyrë jetese. Ndihem shumë mirë me veten time këto ditë, kështu që ndoshta kjo do të ndodhë.”


