20 Gusht, 2023

Dy muaj pas dasmës, Arbana Osmani hap galerinë nga ceremonia ku i tha ‘Po’ Eduardit! Moderatorja ndan fotot e fshehta nga kurorëzimi në Toskana


Moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka surprizuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale, pasi ka zbuluar disa foto të tjera nga dasma e saj me partnerin Eduard Grishaj, pavarësisht këmbënguljes për ta mbajtur diskret që bëri bashkë të gjithë miqtë dhe të afërmit e saj larg Shqipërisë.

Collage Maker-20-Aug-2023-05-13-PM-2468

Vetëm dy muaj pasi kurorëzoi lidhjen me regjisorin, Arbana ka publikuar fotot e fshehta nga ceremonia në Toskana, Itali edhe pse fillimisht ngurroi të bënte publike.

Capture

Kujtojmë se në ditën e ceremonisë, Arbana dhe Eduardi i vendosën ‘kusht’ të ftuarve ku i kërkonin që të respektonin privatësinë që ata dëshironin të kishin, dhe mos të ndanin foto nga dasma.

© Panoramaplus.al