Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi janë dy nga modelet më seksi shqiptare. Madje ato janë edhe dy mikesha mjaft të mira e herë pas here shihen në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Së fundmi, Kejvina ka zbuluar se ndodhet me pushime në Spanjë dhe me të është edhe Oriola. Madje modelja ka treguar gjithashtu se të dyja kanë bërë një ndryshim në pamje.

Dy modelet seksi i kanë bërë flokët gërsheta dhe nga fotot e publikuara nga Kejvina në “Instastory”, duken si binjake.






