9 Prill, 2023

Dy largime të njëpasnjëshme, ja kush janë banorët që s’do jenë më pjesë e shtëpisë së BBV


Dy banorë janë larguar nga shtëpia e BBV gjatë spektaklit të së shtunës.

Gerti ishte banori më pak i votuar nga publiku dhe menjëherë pasi Arbana komunikoi se ai ishte i eleminuar, një tjetër konkurrent vendosi të largohej.

Bëhet fjalë për këngëtarin Florenc Hasrama, i cili tha se kishte marrë vendimin për të ndërprerë rrugëtimin e tij në BBV.

Ai u shpreh se nuk po përballonte më qëndrimin brenda shtëpisë dhe “braktisi” lojën.

 

© Panoramaplus.al