Këngëtaret e famshme shqiptare Rita Ora dhe Bebe Rexha do të performojnë në një nga shfaqjet më të mëdha të modës.

Bëhet fjalë për sfilatën e “Victoria’s Secret”, ku sipas mediave të huaja, Ora dhe Rexha do të performojnë gjatë kohës kur sfilojnë modelet.
Ndërkohë “ABC news” shkruan se dy këngëtaret shqiptare do të jenë mes emrave që do të performojnë gjatës sfilatës, që do të mbahet në Nju-Jork.
Ndërsa të ftuar të tjerë në këtë event janë edhe The Chainsmokers, Halsey, Kelsea Ballerini, Shawn Mendes dhe The Struts.
Lajmin e bukur e konfirmuan të dyja këngëtaret nëpërmjet postimeve në profilet e tyre në “Instagram”.

Rexha tregoi përmes postimit në “InstaStory” se ishte e emocionuar dhe shkruante: “Jam kaq e emocionuar që do të performoj te “Victoria’s Secret”.

Sipas mediave të huaja, pasarela që zgjat rreth 1 orë do të regjistrohet këtë nëntor, por do të transmetohet vetëm më 2 dhjetor.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
