14 Shtator, 2019

“Dy bileta për në parajsë”, ndërron jetë legjenda e muzikës botërore


Këngëtari i famshëm, Eddie Money, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare.

Mediat e huaja shkruajnë se ylli i viteve ’80, ka humbur jetën pasi humbi betejën me kancerin e ezofagut.

Vetëm një muaj më parë, legjenda e muzikës zbuloi se sëmundja kishte përparuar shumë dhe ajo ishte në fazën e katër.

Lajmi për vdekjen e këngëtarit i ka trishtuar të gjithë dhe në rrjetet sociale janë të shumtë dedikimet për të, kryesisht nga personazhet e njohur të ekranit.

Ndërkohë kujtojmë se Money ka arritur sukses në vitet ’70 dhe ’80 me këngë të tilla si “Two Tickets to Paradise”, “Baby Hold On”, “Shakin’” dhe “Take Me Home Tonight”.

Eddie ka plot albume në treg, si dhe ka shitur rreth 30 milionë regjistrime përgjatë 40 viteve karrierë.

 

© Panoramaplus.al