27 Gusht, 2020

“Dukesh shumë fallco për ndjenjat që thua”- Komentuesja i vë në dyshim Romeo Veshajt dashurinë për Jonida Maliqin, aktori nuk ia përton


Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi janë kthyer një ndër çiftet më të dashura dhe të komentuara të showbizz-it shqiptar.

Pasi konfirmuan lidhjen e tyre, këngëtarja dhe aktori postojnë shpesh video e foto me njëri-tjetrin, ku nuk mungojnë dedikimet romantike.

“Kur ti buzëqesh, buzëqesh edhe unë … Kështu funksionon”- shkroi Romeo Veshaj, krahas disa fotove me Jonida Maliqin, ku teksa e shikonte sytë “i bënin” zemra.

“Ne qeshim e qajmë bashkë o zemër,”– i komentoi këngëtarja, duke i shprehur dashurinë.

Megjithatë një prej ndjekësve të Romeo Veshajt ka vënë në dyshim dashurinë e tij për këngëtaren.

“Ndoshta ndjenjat janë ato që thua po fotografia duket shumë fallco për ndjenjat që thua, mendimi im…”– i shkroi ajo.

Komenti i saj nuk kaloi pa u vënë re nga aktori i humorit, i cili nuk ia “përtoi”.

“Mos mendo kaq shumë se do rrish pa gjumë ??‍♂️”- i shkroi Romeo Veshaj.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al