Mbrëmjen e djeshme ishte nata e parë e Festivalit të Filmit në Venecia, ku u dallua edhe një emër shqiptar.

E teksa të gjithë po mendoni se bëhet fjalë për ndonjë aktor apo aktore, e keni gabim. Është fjala për stilistin e njohur Valdrin Sahiti, i cili ka veshur një prej blogereve më të njohura në Itali, Eleonora Carisi.

Kjo e fundit u shfaq në tapetin e kuq e veshur me një fustan rozë princeshe, me të cilin tërhoqi menjëherë vëmendjen e mediave.
Fustani i krijuar pikërisht nga stilisti shqiptar, u rëndit ndër veshjet më të bukura të mbrëmjes së djeshme.

Ndërsa kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që një veshje e Valdrinit prek skenat ndërkombëtare. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globe 2019”, Sahiti veshi modelen e njohur Iskra Lawrence, e cila gjithashtu u vlerësua shumë për veshjen e saj.


