Jenna Dewan ka sjellë në jetë djalin. Aktorja e famshme zbuloi lajmin me anë të një foto të ëmbël në Instagram.

39-vjeçarja shihet duke ushqyer me gji të porsalindurin Callum Michael Rebel.
“Kaq e lumtur”- shkroi Dewan.

Ky është fëmija i parë i aktores me Steve Kazee. Ajo ngeli shtatzënë me fituesin e Tony Award pas gati dy muajsh lidhje.
Jenna nuk është parë në publik që nga fundi i muajit shkurt duke qëndruar larg mediave në javët e fundit të shtatzënisë.

Kazee i propozoi për martesë aktores gjatë një babyshower në shkurt. Ai i bleu një unazë diamanti me vlerë 50.000 deri në 100.000 dollarë.
Jenna njoftoi në shtator se po priste një fëmijë me partnerin e saj të ri.
Ky është fëmija i saj i dytë pasi aktorja ka edhe një vajzë 6 vjeçare, Everly me ish bashkëshortin Channing Tatum. Raportohet se Channing, i cili ishte i martuar me Jennan për 9 vite, është i lumtur për ish bashkëshorten dhe partnerin e saj.

Deëan u takua për herë të parë me Kazee në vitin 2012 në Bernard B. Jacobs Theatre në Manhattan.
Por ata nuk u lidhën deri në mars të vitit 2018, shtatë muaj para se aktorja të kërkonte divorcin nga Channing Tatum, i cili u finalizua në 20 nëntor.
Tatum gjithashtu ka nisur jetën e tij pasi është lidhur me këngëtaren Jessie J.


