26 Korrik, 2022

Duke kërcyer dhe kënduar me këngën e tij/ Kjo video sapo na zbuloi këngëtarin e preferuar të Ajkës së Xhensila Myrtezajt


Si mami, si vajza…

Xhensila Myrtezaj tashmë ia ka ‘injektuar’ të bijës, Ajkës, dashurinë për muzikën. Ndonëse vetëm 4 vjeç duket se ajo i njeh mirë këngët dhe dhuron super spektakël.

Si në këtë video ku shihet me artisten duke kërcyer dhe kënduar në ritmet e këngës së Don Xhonit, i cili mesa duket i ka vjedhur zemrën edhe Ajkës. Ajo ka qenë e pranishme në një nga koncertet e fundit të mami Xhensilës dhe e kanë djegur bashkë atmosferën duke këcyer në prapaskenë.

Xhensila dhe Besi kanë qenë të rezervuar me ekspozimin e vajzës së tyre në rrjetet sociale dhe në publik. Megjithatë, vitin e fundit duket se kanë vendosur të jenë më të hapur duke mos i ‘kursyer’ fotot e saj në rrjetet sociale e madje edhe duke e shfaqur para të gjithve. Ku i dihet, ndoshta në të ardhmen, Ajka ndjek hapat e prindërve.

Disa javë më parë, në një intervistë për ‘Mirage’, këngëtarja është shprehur se kur e sheh të bijën që luan vetëm i dhimbset dhe do ta bëjë atë me një motër ose vëlla. Sakaq, pranoi se edhe Besi po i kërkon një fëmijë të dytë.

“Në fakt më shumë kërkon babi(Besi) një fëmijë të dytë sesa Ajka një motër ose vëlla. Ajka e do mamin dhe babin vetëm për vete, aq më pak tani që jemi goxha të ngarkuar me punë. E përmend por jo si kërkesë. E shikoj se ka ardhur momenti për të patur një fëmijë të dytë. Ne kemi kohë që e mendojmë këtë sepse shikoj që ndonjëherë luan aty te cepi i shtëpisë me lodrat e saj pasi unë kam konsumuar të gjithë lojërat me të. E shikoj vetëm dhe kjo më krijon dhimbje. Duhet një fëmijë i dytë që të ketë Ajka një vëlla ose motër”.-u shpreh artistja.

Por, pavarësisht dëshirës Xhensila nuk është shtatzënë dhe pse në mediat sociale është përfolur kohët e fundit se është në pritje të ëmbël.

“Mediat shkojnë vazhdimisht dhe deri tani i bie të kisha bërë nja 7 fëmijë. E shoh veten çdo 3 muaj se jam shtatzënë në faqet e para.” tha Xhensila asaj kohe.

© Panoramaplus.al