Alketa Vejsiu është tashmë prej vitesh një ndër moderatoret më të dashura dhe të sukseshme në ekranin shqiptar.

Dihet shumë pak për jetën private të moderatores dhe kjo për faktin se ajo e ka mbajtur gjithmonë familjen e saj larg syrit të publikut.
Mirëpo Alketa ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një video shumë të veçantë ku shfaqet krah babait të saj. Prezantuesja dhe i ati kanë nisur të këndojnë përgjatë rrugëve të Parisit, ku shihen dhe shumë të buzëqeshur me njëri-tjetrin.
Krahas videos së publikuar Alketa shkroi:
“Në Paris duke kënduar me babin tim që për mua ka zërin më të bukur në botë❤️ ( Ai jetoi si emigrant 20 vite në këtë vend). Babo, shpirti dashuria ime parë dhe e përjetshme!”❤️
View this post on Instagram
Kujtojmë se vajza e moderatores, Nikol Nelo, dikur “mister” për publikun sot është një nga personazhet më të komentuara në rrjetet sociale.
Si e tillë publiku ka qenë gjithmonë kurioz për të, ndonëse Vejsiu është munduar ta mbajë larg vëmendjes mediatike.

Gjatë një bisede virtuale që realizoi Alketa disa kohë më parë, një ndjekës e ka pyetur pikërisht për këtë çështje. Pyetjes se ç’mendim ka për ekspozimin e vajzës së saj kohëve të fundit, Alketa i është përgjigjur:
“Kemi diskutime të forta për këtë. Unë ngaqë jam protektive mendoj se duhet të jetë e rezervuar. Kishte dhënë disa përgjigje të mira në një bisedë të fundit në Instagram, mu duk e rritur, e pjekur, mu duk mirë. Thashë për ato gjërat të cilat më kundërshton i ka marrë disa leksione. Niki është krenaria ime më e madhe,”-tregoi moderatorja.
Gjatë një intervistë dhënë për “Panorama Plus”, prezantuesja shprehej rreth arsyeve që kishte zgjedhur ta mbante hermetike jetën private. “Mendoj që nuk do ta bëj se gjërat e shtrenjta jam mësuar ti ruaj nga hienat dixhitale!”,u shpreh ajo asokohe.


