Liam Payne u fotografua me ish-partneren e tij, Cheryl, gjatë festës së ditëlindjes së mbesës së tij.

Kjo ka ndodhur për herë të parë pas tre vitesh, që kur dyshja i dha fund marrëdhënies së tyre në vitin 2018, shkruan “Hello!”.

Liam dhe Cheryl janë fotografuar duke futur disa pako në makinë, ndërkohë që flisnin edhe me njerëz të afërt të Liam.

Pas publikimit të fotove, ish-këngëtari i grupit “One Directions” reagoi menjëherë dhe madje bri shaka me fotot e publikuara në rrjet.

Ai ka publikuar disa foto të vetes ku duket duke tështirë dhe krahas tyre shkroi: “Duke jetuar ëndrrën…”.

Më pas, këngëtari shtoi: “Pse jam kaq i çuditshëm?”.

Nga ana tjetër, Cheryl ende nuk ka reaguar në lidhje me lajmet që qarkullojnë në rrjet për dyshen. Aktorja gjithashtu është rikthyer në rrjete sociale pas 12 muajsh mungesë.

Pak kohë më parë për Steven Barlett, Liam Payne konfirmoi se është ndarë nga partnerja e tij, Maya Henry, pas 10 muajsh fejesë. Kur u pyet se cili është statusi i tij aktual, ai tha se është beqar. Në fakt Liam fajësoi veten për këtë ndarje, duke u shprehur se është ai që i lëndon njerëzit.


