19 Shtator, 2020

“Duke bërë filma dhe fëmijë”- Arbana Osmani poston foton romantike krah Eduart Grishajt, vëmendjen e merr barku i saj i rrumbullakosur


Eduart Grishaj po punon për filmin e tij të fundit dhe Arbana Osmani është mbështetësja e tij më e madhe.

Moderatorja, edhe pse në ditët e fundit të shtatzënisë, nuk e ka lënë për asnjë sekond vetëm regjisorin duke e shoqëruar në projektin kinematografik.

Ajo postoi një foto romantike krah Eduart Grishajt nga sheshxhirimi dhe shkroi: “Duke bërë filma dhe fëmijë. Në setin e Sofia Film me regjisor artistin tim të preferuar Eduart Grishajn. I uroj atij dhe skuadrës shumë fat.”

Në imazhin e ëmbël, ku regjisori puth në ballë moderatoren, gjithë vëmendjen e mori barku i saj i rrumbullakosur.

/Panoramaplus.al

 a

© Panoramaplus.al