2 Dhjetor, 2019

Duka i Madh i Rusisë solidarizohet me shqiptarët: Do të ndihmoj të prekurit nga tërmeti pas apelit të kushëririt tim, Princ Leka


Duka i Madh i Rusisë, George i është bashkuar thirrjes së kushëririt të tij Princ Lekës për t’u solidarizuar për të prekurit nga tërmeti. Këtë ai e ka bërë me dije përmes një postimi në ‘Facebook’.

Kështu Duka i Madh i Rusisë do t’i bashkohet listës së fdonatorëve të huaj për të ndihmuar shqiptarët.

“I jam përgjigjur përkesës për ndihmë të kushëririt tim, Princ Lekës, pas tërmetit që goditi Shqipërinë dhe la të vdekur 50 persona, 2000 të lënduar dhe 2400 ndërtesa të dëmtuara. Do të dhuroj për të ndihmuar njerëzit në Shqipëri në këto momente të vështira”, shkruan ai.

© Panoramaplus.al