Iliri Shaqiri i ka idetë e qarta tani që Big Brother ka përfunduar. Balerini shqiptar ka folur ditën e djeshme në “Ftesë në 5” rreth projekteve që ka.

Veç karrierës, fituesi i Big Brother ka bërë me dije ka shprehur dëshirën për të pasur një fëmijë tjetër. “Ne do të jemi gati të pranojmë dhe një fëmijë tjetër nëse Zoti do të pranojë të na e falë”, tha Emanuela, ndërsa Iliri shtoi: “Duhet të punojmë fort shpirt.”
Me të qeshur, Emanuela iu përgjigj: “Je në Tiranë, cfarë të bëj.” Iliri ka folur shpesh edhe gjatë lojës për familjen e tij, duke veçuar marrëdhënien e veçantë që ka me vajzën e tij, Emily.


