15 Qershor, 2023

“Duhet të jetë më i gjatë se unë”/ Kim Kardashian në kërkim të mashkullit ideal, ja cilësitë e veçanta që duhet të ketë ai


Modelja e njohur Kim Kardashian cilësohet si një nga femrat më tërheqëse në Hollywood.

Mirëpo mesa duket bukuroshja ende nuk ka gjetur partnerin e ëndrrave.

Gjatë episodit të së enjtes në “The Kardashians” ajo ka shkruar në një listë tiparet që duhet të ketë partneri i saj ideal, ku ndër to janë dhëmbët dhe gjatësia.

“Dhëmbët duhet ti ketë të drejtë. Sa më i gjatë të jetë aq më mirë është”, u shpreh Kimi.

Ndërsa përsa i përket pjesës tjetër të cilësive të partnerit të saj, krijuesja e ‘Skims’ u tha miqve të saj se dëshironte një burrë “të qetë” me “të pastër”.

Djali i ëndrrave të yllit duhet që gjithashtu ta mbështesë atë, teksa shtoi se duhet të jetë një baba shembullor për katër fëmijët e saj, North, Saint, Çikago dhe më i vogli Psalmi.

“Më i gjatë se unë, dikush që pëlqen të stërvitet, një person i motivuar, një person i pavarur që nuk është i ngjitur dhe dikush me shije të mirë.“- tha Kimi.

Kujtojmë që Kardashian është martuar tre herë, ku nga viti 2014 deri në 2022 ajo ishte me reperin e njohur Kanye West.

 

© Panoramaplus.al