Madonna anuloi një tjetër koncert në turneun e saj botëror Madame X. Këngëtarja raportohet se ka pësuar një dëmtim por të paspecifikuar.

Ylli i muzikës pop njoftoi fansat vetëm 45 minuta para se të dilte në skenë se performanca e saj mbrëmjen e së dielës në Lisbon ishte anuluar.
“Me keqardhje ju njoftojmë se Madonna nuk është në gjendje të performojë këtë mbrëmje,”- u informuan me email fansat e saj, që kishin blerë biletat.
Ky njoftim u bë në orën 19:45 ndërsa këngëtarja duhet të ishte në skenë në orën 20:30.
“Më falni që u detyrova të anuloja performancën sonte,”- shkroi ajo në Instagram. “Por duhet të dëgjoj trupin tim dhe të pushoj!”
Kjo është hera e tetë që Madonnës iu është dashur të anulojë një shfaqje gjatë turneut të saj aktual botëror.
Këngëtarja nuk ka zbuluar specifikisht se çfarë dëmtimi ka pësuar por në nëntor u tha fansave se kishte probleme me ligamentin dhe gjurin.
© Panoramaplus.al
