26 Gusht, 2019

Dueti i Vesa Lumës me të birin nuk duhet humbur: E kam Bradley Cooper-in tim


Liani është një ndër fëmijët më të njohur të showbiz-it shqiptar, i cili me ëmbëlsinë e tij ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve.

Ai është djali i dy këngëtarëve të njohur, Big Basta dhe Vesa Luma. Kjo e fundit publikon herë pas here foto e video të ndryshme në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet së bashku me Lian.

Ditën e sotme, ajo ka publikuar në “Instastory” një video ku është së bashku me të birin teksa bëjnë një duet. Ata këndojnë këngën “Shallow” të Lady Gaga-s dhe Bradley Cooper.

Djali i Vesës dëgjohet teksa këndon në anglisht dhe duhet thënë se edhe pse i vogël, ai është mjaft i talentuar.

“E kam Bradley Cooper-in tim këtu”, shkruan këngëtarja e njohur krahas duetit më të ëmbël me të voglin.

© Panoramaplus.al