Pas koncertit që mbajti në Mitrovicë, Unikatil do të elektrizojë sërish publikun, por kësaj radhe ai do të ejtë në Gjilan. Është bërë e ditur se reperi i njohur do të performojë sot në këtë qytet.

Por mesa duket do të ketë probleme. Nëpërmjet një postimi në profilin e “Instagram”-it, reperi Duda ka ‘kërcënuar’ publikisht Unikatilin. Ai shprehet se për të shkuar në Gjilan duhet të marrë lejë.

“Mirësevjen në Gangland. Pa lejen tem sun e shkel at ven”, shkruan Duda krahas një foto të tij në “Instagram”.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar vëllai i Unikatilit, i cili ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Instastory”.

“Tu u kthy prej Gilanit. Veq po du fansat me ditë që kërkujt prej neve nuk i han për skrraja t’hamamit që po folin”, shprehet ai.
Ndërkohë kujtojmë se prej kohësh se marrëdhëniet mes djemve s’janë të mira dhe vazhdimisht nëpër këngët e tyre ata i kanë bërë diss-e njëri-tjetrit.
© Panoramaplus.al
