9 Gusht, 2019

Duda e kërcënoi publikisht, Unikatil i kthen përgjigje në mes të koncertit: Lejen fute në…


Së fundmi ka nisur një debat mes dy reperëve të njohur, Duda dhe Unikatil. Gjithçka nisi kur ky i fundit lajmëroi se do të mbante një koncert në Gjilan dhe Duda e kërcënoi atë publikisht.

Ai u shpreh pak ditë më parë se nëse Unikkatili do të shkojë në Gjilan duhet të marrë lejë prej tij. Duda nuk e la me kaq, pasi pak para nisjes së koncertit ai u shpreh se nuk do e lejonte Unikatilin që ta shante në shtëpinë e tij.

Por fjalët e Dudës nuk janë marrë aspak parasysh, pasi Unikatili ka thënë dy fjalë për reperin në mes të koncertit të tij.

Ai i tregon se fansat në Gjilan e duan më shumë atë sesa Dudën që është nga ai qytet. Ai thekson se nuk i merr askujt lejë për koncertet e tij.


Më pas koncerti ka vazhduar i qetë dhe pa incidente. Por të shohim nëse do të vijojë ky debat, apo do të mbyllet me kaq.

© Panoramaplus.al