Këngëtarja e njohur Fjolla Morina prej kohësh është në qendër të vëmendjes për shkak të akuzave që ajo ka bërë kundrejt disa personazheve të njohura.

Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për emisionin “Prive”, ku ndër të tjera pa treguar emra është shprehur që se ka disa persona që duan ta shtrojnë atë në spital atë në mënyrë që ta quajnë të ‘çmendur’ dhe të fshehin të vërtetën.
“Janë munduar që të më nxjerrin keq muaqë të më çojnë nëpër doktorë që ta humbin dhe ta fshehin të vërtetën. Këta njerëz kanë punuar mbas shpinës time që unë të dështoj”, ka thënë këngëtarja.
Nga ana tjetër përsa i përket personit të zemrës me të cilin ajo ka krijuar një lidhje dashurie, e sigurtë Fjolla tha se ky djali ka të bëjë me me personat të cilët dëshirojnë ti bëjnë keq asaj.
“Ta tham me gjithë sinqeritetin ky person ka të bëjë me këta dhe jam më mirë vetëm. Këtë e ka dërguar dikush që ti mbulojë këto gjëra dhe jam shumë e sigurtë. Më është dashtë që ta kuptoj sepse ky tipi ka rënë vetë në burg, e gjitha kjo ka qenë e bërë me skenar.”- tha ajo.

Ndër të tjera e frikësuar artistja u shpreh se nëse asaj i ndodh diçka e keqe motra e saj e cila jeton në Kaliforni do të bëjë një denoncim tek Ambasada Amerikane.
“E kam vajzën amerikane çfarëdo që të më ndodhë mua Ambasada Amerikane atje motra ime në Kalifornia do ta bëjë denoncimin.”- tha Fjolla.

Sipas Prive një ditë pasi këngëtarja ka dhënë këtë intervistë në rrjet qarkulluan lajme se ajo është shtruar në spital si pasojë e gjendjes së rëndë psikologjike.

© Panoramaplus.al

