Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Donald Veshaj ende nuk ka bërë asnjë intervistë për mediat rozë.

Ai ka zgjedhur të heshtë, duke mos dhënë detaje të rrrugëtimit brenda shtëpisë së ‘BBV’, si dhe romancës së dashurisë të krijuar me Beatrix Ramosaj.

Edhe në profilin e tij të Instagramit, ai thuajse nuk ka qenë fare aktiv, vec publikimit të një fotoje para dy ditësh.
Ai ka postuar një fotografi të tij, pranë portretit të Ismail Qemalit të cilin e ka piktuar brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Ajo ç’ka vihet re është se nga komentet e shumta ndjekësit kanë veçse një merak, që aktori të kthehet me Bora Zemanin.
“Duam të të shohim me Borën, kthehu me të”, “Bora, fale Donaldit se gaboi”, ishin disa prej komentetve të shumta.



Ai ka vendosur të mos ju kthejë përgjigjë këtyre komenteve, por as nuk i ka fshirë ato duke ‘heshtur’ kështu para kësaj situate.



Ju rikujtojmë se pas daljes nga shtëpia, Donaldi dhe Beatrix i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pasi nuk janë fotografuar në asnjë moment bashkë, madje edhe në after-partyn e organizuar nga “Top Channel”, ata u panë të distancuar nga njëri tjetrit.
Këngëtarja se fundmi ka reaguar përmes një Instastory ku ka shkruar: ”No Fake Stories”, duke na treguar kështu të gjithëve se mes tyre tashmë gjithçka ka marrë fund.
© Panoramaplus.al

